Google ADS

Rritet numri i delegacionit, në Bruksel shkon edhe zv.kryeministrja Albulena Balaj

15:23 | 24 Qershor 2020
M. A.

Nesër pritet të niset delegacioni i Kosovës  drejtë Brukselit ku do të zhvillojnë takime lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Pjesë e këtij delegacioni do të jetë edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj, raporton Arbresh.info.

“Zëvendëskryeministrja nga NISMA, do të jetë pjesë e delegacionit të Kosovës në Bruksel ajo do të udhëtojë bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti dhe stafin e tij”, kanë thënë nga burimet e Arbresh.info në NISMA.

Me pjesëmarrjen e Balajt-Halimi, rritet edhe numrin i delegacionit të Kosovës kështu edhe duke u rritur edhe buxheti i shpenzimeve.

Nuk dihet se me kë do të takohet ajo në Bruksel.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme