Autoritetet izraelite të mërkurën shkatërruan një pllakë me një flamur turk në të në Jerusalem.
Sipas DailySabah, përcjell Telegrafi, pllaka u vendos nga Turqia pas një projekti restaurimi në një varrezë në lindje të Jerusalemit, për të shënuar kontributin e Turqisë në këto anë.
Po sipas mediumit turk, marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit kanë shënuar “rënie” në mënyrë drastike në vitin 2010 pasi 10 aktivistë u vranë pas një sulmi detar izraelit në një anije të ndihmës turke, Mavi Marmara, në rrugë për të ofruar ndihmë humanitare në Rripin e bllokuar të Gazës.
Siç thekson DailySabah, ngjarja shkaktoi një krizë të paparë pas dekadash marrëdhëniesh paqësore turko-izraelite.
Ndryshe, zyrtarët turq vazhdojnë të kritikojnë politikat e Izraelit rreth Palestinës, përfshirë rreth vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin dhe situatën humanitare në Gaza. /Telegrafi/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion