Artan Murati, këshilltar i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Kosova kryeson Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se sot janë përfunduar përfundoj punimet Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, shkruan arbresh.info
Murati ka shkruar gjithashtu se në këtë rezuluta dhe deklarata e propozuar nga Kuvendi i Kosovës, u miratua unanimisht, pa asnjë vërejtje.
“Këtë vit, për herë të parë, Kosova kryeson Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Nën udhëheqjen e Kryetares së Kuvendit, sot i përfundoj punimet Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Katër lajme kryesore:
1.Rezoluta dhe Deklarata e propozuar nga Kuvendi i Kosovës, u miratua unanimisht, pa asnjë vërejtje;
2.Republika e Kosovës u përfaqësua me simbole shtetërore, flamur e stema, dhe me emrin e vet kushtetues. Rezoluta dhe Deklarata u miratuan nën simbolet shtetërore të vendit;
3. Kosova do të udhëheq me dy komisione gjatë kryesimit të Turqisë 2020-2021 të Asamblesë Paralamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-lindore: 1. Komisioni për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë; dhe 2. Komisioni i Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë, dhe Energji;
4. Do të filloj përgaditja e aplikimit që Sekretariati i Përhershëm i Asamblesë Paralamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-lindore të vendoset në Prishtinë. Kjo do të nënkuptonte që Kosova për herë të parë të jetë selia e një organizate me influencë, siç është SEECP.
Puna intensive në katër muajt e fundit u shpagua”, ka shkruar Murati./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç