Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot me një deklaratë për mediat nga Strumica filloi fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 15 korrik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në tre vitet e kaluara, ne kemi vendosur vendin në rrugën e duhur, në rrugën që të çon në NATO dhe BE, rrugën që sjell përparim të qartë dhe një jetë më të mirë. Nga një ekonomi në rënie ashtu si e trashëguam, sot kemi një ekonomi të qëndrueshme zhvillimi me ritme të qëndrueshme të rritjes, një ekonomi në të cilën pagat rriten në të gjithë sektorët dhe papunësia po bie. Kemi ekonomi të Maqedonisë që po përballet me një krizë të shkaktuar nga coronavirusi. Me masa të shpejta, të matura dhe ekonomike, kemi kursyer mijëra vende pune. Ne ndihmojmë konsumin privat dhe fuqinë blerëse të qytetarëve me të ardhura më të ulëta. Kjo ofron një shans për një transformim të shpejtë dhe efikas të ekonomisë sonë”, deklaroi Zaev.
Ai shtoi se tani është koha për iniciativa të reja, sipërmarrje të reja dhe suksese për të cilat janë angazhuar.
“Ne kemi një plan, model për ballafaqim të suksesshëm me pasojat e krizës së coronavirusit. Për një rritje edhe më të fortë ekonomike, institucione edhe më të përgjegjshme”, shtoi ai.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...