Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se gjatë vizitës sot në Gjilan do të vizitojë edhe komunat e tjera të Kosovës.
Zemaj bashkë me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Hazirin tha se janë koordinuar që të jenë pranë qytetarëve duke ju mundësuar që sa më lehtë të kalojnë nga situata që ka shkaktuar pandemia Covid-19, shkruan Arbresh.info.
Ky është postimi i plotë:
Në kuadër të vizitave nëpër komuna të Kosovës, sot isha në Gjilan.
Gjatë takimit me kreun e komunës z. Lutfi Haziri biseduam për situatën aktuale me pandeminë Covid-19 dhe koordinimin që kemi si ministri me komunat, në përkushtimin tonë institucional për menaxhimin sa më të mirë të situatës aktuale.
U zotuam që Qeveria e Kosovës do të jetë pranē qytetarëve në këtë betejë me të cilën po përballet i gjithë rajoni dhe bota.
Me kryetarin Haziri biseduam edhe për lehtësimin e masave që Qeveria ka marrë, veçmas për lejimin e linjave ajrore dhe tokësore,në mënyrë që t’i mundësohet mërgatës sonë ardhja në vendlindje.
Gjatë kësaj vizite, Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan, i dhuruam një autoambulancë, donacion i Bashkimit Evropian.
Si ministër do të vazhdoj vizitat në secilën komunë, duke shprehur përkushtimin për avansimin e sistemit shëndetësor në nivel lokal dhe qëndror dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët tanë.
Kujdesi për shëndetin e qytetarëve është prioritet i yni.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3154615431251982&id=501036319943253
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...