Investime “Milionëshe”, që nuk zgjasin as një muaj

13:44 | 24 Qershor 2020
V. S.

Investime “NVESTIME “MILIONSHE” QË NUK ZGJASIN AS NJË MUAJ

Gjilani ka mbetur si një nga regjionet më të pazhvilluara në vend. Krahasuar me regjionet tjera që kanë shënuar një zhvillim ekonomik, komuna jonë ka mbetur nën hijen e edhe komunave tjera, siç janë Ferizaji, Vitia e Lipjani.

Duke ditur se asnjëherë nuk kemi patur ndonjë strategji zhvillimi nga ana e udhëheqjes së komunës, qyteti ynë edhe më thellë po zhytet në varfëri e depresion. Prioritet i kësaj qeverisje po duket që është asfalti dhe vetëm asfalti, edhe atë po e bëjnë të dobët dhe mezi po e kryejnë me muaj të tërë. Ndërsa, sa i përket krijimin hapsirave të lira për zhvillim bisnezi dhe krijimin e zonave ekonomike, as që bëhet fjalë. Ato kurrë nuk përmenden, sepse prej tyre nuk kanë përfitim personal, në të kundërtën, moti i kishin bërë.

Nuk po them se nuk duhet të shtrohet asfalt, por, ama shumë më emergjente është që të krijohen mundësitë për hapjen e vendeve të reja të punës, ngase si e dimë, të gjithë rinjtë e kanë prioritet ikjen nga Kosova, kurse ju prioritet asfaltin, edhe atë mu në vitin elektoral. Kjo përpos që është e pamend edhe me hile.

Rrugët bëhen, por kush do t’i gëzojë ato rrugë. Të rinjtë, jo se jo, por as pleqtë tyben jo. Edhe ata do të ikin posa tu vijë mundësia. Atëherë, për kë po i asfaltoni këto rrugë? Për vietnamezë apo për pakistanezë?

Uroj që gjilanasit të mos mashtrohen më këtë foren e asfaltit dhe që t’ju ndëshkojnë në zgjedhje dhe t’ju dërgojnë në opozitë, që të pushoni gjatë nga mospuna që e keni bërë qe shtatë vjet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme