Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova ka anuluar takimin me homologun e saj austriak, Alexander Van der Bellen, për të shkuar në izolim, meqë një i punësuar i kabinetit të saj ka qenë në kontakt me një person që doli pozitiv ndaj koronavirusit të ri, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga kabineti presidencial theksuan se Caputova do të qëndrojë në izolim në shtëpinë e saj deri të premten për shkak të cilës u anuluan të gjitha aktivitetet e caktuara.
Sllovakia është një nga vendet më pak të goditura nga pandemia e COVID-19 në Evropë. Ka gjithsej 1.607 raste me 28 vdekje.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...