Thiago Alcantara thuhet se ka vendosur kundër rinovimit të kontratës së tij me Bayern Munich dhe mund të largohet nga gjigantët gjermanë qysh në këtë verë.
Raportet nga Gjermania pohojnë se Thiago, kontrata e të cilit skadon në vitin 2021, beson se këtë verë përfaqëson mundësinë e tij të fundit për t’u bashkuar në një tjetër klub.
Ky informacion vjen nga e përditshmja gjermane Spox – për Goal.com – dhe kuptohet që Bayern dëshiron të fitojë para nga Thiago para se të bëhet një agjent i lirë verën e ardhshme, përcjell lajmi.net.
Bayern, i cili u kurorëzua kampion i Bundesligës për sezonin e tetë radhazi në fillim të këtij muaji, raportohet se do të kërkojë një tarifë prej 50 milionë euro për mesfushorin e talentuar teknikisht.
Raporti i Goal.com pretendon në mënyrë sensacionale se Liverpool po shqyrton një ofertë verore për mesfushorin.
Dhe Christian Falk, gazetar i Bild, thotë se ka zëra brenda kampit të Bayern Munich që Thiago dëshiron të bashkohet me kampionët e Evropës.
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...
Dua Lipa uron 28 nëntorin: Një komb, një flamur
Aksident në Korçë, një i lënduar