85 persona të prekur me Covid 19 janë të shtrirë në Kliniken Infektve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në njoftimin e kësaj të fundit thuhet se 42 raste janë duke u trajtuar ne reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, shkruan arbresh.info.
“Në raportin e datës 24.06.2020 të Klinikës Infektive në QKUK, bëhet e ditur se në klinikë janë të shtrirë 100 raste.
Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 85 raste.
42 raste janë duke u trajtuar ne reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.
Ndërsa 6 raste janë në gjendje kritike.
“Ne repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste në gjendje kritike.
Sot nga klinika do të lirohen 8 raste të shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe 2 raste ende pozitive, por në gjedje stabile.
Në njësinë intensive tek objekti i Mjekësisë Sportive janë 3 pacientë, 1 i intibuar dhe 2 me CPAP”, thuhet më tej në njoftim.
Sot ka ndërruar jetë edhe një person i prekur me koronavirus. Viktima ishte punëtorë i Postës së Kosovës./arbresh.info/
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...