Autoriteti i Konkurrencës thotë se çmimet e naftës arrijnë deri 9 cent diferencë

13:24 | 24 Qershor 2020
V. S.

Kryetari i Autoriteti Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se mbi një muaj që kur Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka marrë vendim në lidhje me Rastin Nafta, inspektorët hetues të AKK-së kanë dalë sërish në terren për t’i monitoruar çmimet e derivateve të naftës në këtë treg.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë

Tashmë kur kanë kaluar mbi një muaj që kur Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka marrë vendim në lidhje me Rastin Nafta, inspektorët hetues të AKK-së kanë dalë sërish në terren për t’i monitoruar çmimet e derivateve të naftës në këtë treg.

Nga monitorimet e bëra është vërejtur se tashmë ekziston një llojshmëri më e madhe e çmimeve të naftës, gjë që nuk ka qenë rasti në të kaluarën.

Më konkretisht, është vërejtur se dallimi i çmimit të derivateve mes kompanive në disa raste ka arritur deri në 9 centë, duke i mundësuar kështu konsumatorëve që të zgjedhin ndërmarrjet që ofrojnë çmimin më të ulët të këtij produkti apo më të lartë, bazuar në cilësinë e preferuar.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës synon që të avokojë tek ndërmarrjet për respektimin e politikave të konkurrencës dhe është e interesuar që kurdo që është e mundshme të evitohen dënimet.

Në këtë kontekst, AKK shprehet e kënaqur për vetëdijesimin dhe diciplinimin e ndërmarrjeve të këtij tregu dhe fton të gjitha ndërmarrjet që të respektojnë politikat dhe ligjet e konkurrencës.

Autoriteti i Konkurrencës do të vazhdojë monitorimin sistematik të tregut dhe fton të gjithë konsumatorët dhe aktorët e tjerë që të lajmërojnë çfarëdo rasti që ata mund ta konsiderojnë si shkelje e konkurrencës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme