Google ADS

Vdes pacientja më e re në moshë nga COVID-19 në Shqipëri

11:57 | 24 Qershor 2020
M. A.

Ndërron jetë 34-vjeçarja në Infektiv, viktima më e re në moshë nga COVID-19.

‘Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës. ‘ thuhet në raportimin e fundit nga Ministriae Shëndetësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme