Aeroporti i Prishtinës ende nuk e ka pranuar vendimin për lejimin e fluturimeve

11:07 | 24 Qershor 2020
Arbresh.info

Nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës ‘Adem Jashari’ kanë bërë të ditur se ende nuk e kanë marrë njoftimin zyrtarë për lejim të fluturimeve.

Përmes një postimi në facebook thuhet se ende nuk i dinë detajet e hollësishme, shkruan arbresh.info.

“Ju njoftojmë, se jemi në pritje të njoftimit zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës, për të kuptuar detaje më të hollësishme për lejimin e fluturimeve.

Sapo të marrim një njoftim më të detajuar ne do të ofrojmë informacion shtesë për ju.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti është anuluar pezullimi i përkohshëm i i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në aeroportin e Prishtinës

“1. 2 e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/07 të datës 11 mars 2020 me të cilin është bërë pezullimi i përkohshëm i linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm;

Pika 5 e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09 të datës 13 mars 2020 me të cilin është bërë pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në aeroportin e Prishtinës përveç fluturimeve ushtarake dhe emergjencave medicinale”, thuhet në vendimin e Qeverisë./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme