Kryeministri teknik Oliver Spasovski sot në një konferencë për shtyp e deklaroi fillimin e fushatës zgjedhore në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Fushata fillon në një pandemi, më 15 korrik me të gjitha masat mbrojtëse, votuesit do të shkojnë në votime, përgatitjet për procesin zgjedhor janë duke u zhvilluar. I referohem epidemiologëve që thonë se procesi i votimit nuk rrezikon shëndetin e vendvotimeve, votuesit do të qëndrojnë 3 deri në 5 minuta, që është më pak se blerje në market. Le ta ushtrojmë të drejtën tonë për të votuar dhe t’i përmbahemi masave”, tha kryeministri Oliver Spasovski.
Spasovski gjithashtu tha se hapja e kufijve nuk është një vendim politik
“Ne do të jetojmë me virusin duke respektuar masat. Këto masa kufizuese kanë dhënë rezultatin e tyre. Hapja e kufijve nuk është e lidhur me procesin e zgjedhjeve dhe nuk është një vendim politik”, tha kryeministri Spasovski.
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje