Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar duke thënë se ende nuk është lejuar mbajtja e dasmave dhe ahengjeve.
Hoti përmes një postimi në facebook ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë masat aktuale, shkruan arbresh.info.
I pari i Qeverisë së Kosovës ka shtuar gjithashtu se në rast se kjo e fundit nuk realizohet atëherë do të filloj aplikimi i masave të reja për mbrojtje nga përhapja e virusit
“Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve. Më datën 1 korrik, përfaqësuesit e estradës dhe hotelerisë do të takohen me Komisionin Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj #COVID19 për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla.
Të gjitha masat lehtësuese që janë ndërmarrë deri më tani, janë duke u monitoruar nga afër dhe po vlerësohen vazhdimisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Komisioni brenda Ministrisë së Shëndetësisë.
Prandaj, kërkohet nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe t’i respektojnë masat. Në të kundërtën, në rast të përkeqësimit të situatës, prioritet mbetet jeta e qytetarit dhe do të fillojmë me aplikim të masave të reja për mbrojtje nga përhapja e virusit!”, thuhet në postimin e Hotit.
Ndryshe Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti mbrëmë në mbledhjen e tetë ka marrë vendim për shfuqizimin e disa vendimeve, ndër to edhe atë për aktivitete publike dhe jopublike.
“Pika 1.5 e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/07 të datës 11 mars 2020 me të cilin aktivitetet publike dhe jopublike kanë mundur të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si: ngjarjet sportive, tubimet, konferencat, tryezat e rrumbullakëta”./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...