Google ADS

Vidhet zyra e Drejtorisë së Transportit Rrugor në Kashar

09:41 | 24 Qershor 2020
Arbresh.info

Zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor në Kashar kanë rënë pre e një vjedhje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa është raportuar sot në mëngjes. Dy persona, ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një objekti.

Ende është e paqartë nëse janë marrë para apo edhe dokumente. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 24.06.2020, rreth orës 07:45, është njoftuar salla operative se gjatë natës, në Kashar, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një objekti.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme