Industria e automjeteve në prag të kolapsit

08:36 | 24 Qershor 2020
Arbresh.info

Industria e automobilave në botë është në prag të kolapsit për shkak të pasojave të pandemisë së virusit korona.

Kjo është bërë e ditur në bazë të hulumtimit të fundit nga kompania këshilluese dhe audituese “Deloitte”, transmeton arbresh.info.

Hulumtimi, ndër të tjera, shkruan se edhe para pandemisë, industria e makinave u përball me sfida të mëdha dhe pasoja të mëdha për prodhuesit tradicional të makinave.

Shitja e veturave në botë ka rënë dukshëm për shkak të pandemisë koronavirus, ndërsa vetëm Franca ka bërë të ditur se gjatë muajit prill shitja e veturave franceze ka rënë për 88,8 për qind.

Sipas statistikave një vit më parë në të njëjtën periudhë shitja e makinave në këtë vend kishte arritur në afër 220.000 copë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme