Kuvendi i Kosovës pas diskutimeve të gjata mbrëmë ka vendosur që debati për dialogun me Serbinë të vazhdojë të enjten, nga ora 10:00.
Çështja e reciprocitetit dhe dialogu me Serbinë sollën shumë përplasje mes deputetëve, ndërsa nuk kaloi as rezoluta e propozuar nga Vetëvendosje për rikthim të masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në raportimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi dhe takimin në Uashington tha edhe njëherë se është ai që do të udhëheqë dialogun.
Hoti tha se në dialog po hyjnë për njohje reciproke dhe për të siguruar anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Ai tha se parimet për procesi ne dialogut mbështetën në Kushtetutën e vendit.
“Dialogu udhëhiqet nga kryeministri i vendit, sepse kështu thotë Kushtetuta e vendit, sepse kështu thotë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit të kaluar. Tani sa i përket parimeve për procesi ne dialogut, janë tre parime të artikuluara në Kushtetutë: E para, që integriteti territorial është i panegociushëm; e dyta, që organizmi kushtetues i vendit është i panegociushëm dhe e treta, që marrëveshja që mund të arrihet duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën”, tha ai.
Hoti tha se do të vazhdojë të ftojë opozitën për të diskutuar rreth dialogut, meqë sipas tij, pa partitë opozitare nuk mund të jetë i suksesshëm.
“Ky dialog nuk do të jetë i suksesshëm, nuk mund të arrijmë marrëveshje nëse opozita nuk bëhet pjesë, opozitën e ftoj të bëhet pjesë vetëm duke shfrytëzuar mekanizmat kushtetues e jo mekanizma jashtë institucional. Edhe sot kam bërë ftesë dy liderëve të partive opozitare që të takohemi, formalisht me ta dhe t’i informoj në detaje për takimin në Uashington. Sapo të kthehem do të raportoj para jush për diskutimet që kemi bërë në Uashington”, tha ai.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...