Google ADS

Pas mungesës së gjatë, Ledina Çelo i rikthehet muzikës

01:12 | 24 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo, e cila prej vitesh jeton në Gjermani duket se ka vendosur të rikthehet sërish në muzikë.

Ledina ka ndarë disa javë më parë momente të ndryshme në skenë duke treguar se i mungon shumë ajo ndjesi, ndërsa së fundmi ka zbuluar se po punon për një projekt të ri.

“Së shpejti”, ka shkruar Ledina krah fotos së shkrepur në një studio muzikore.

Nuk dihet nëse këngëtarja do të sjellë një baladë apo muzikë plot ritme për muajt e verës, por këtë pritet ta zbulojë vetë Ledina në ditët në vazhdim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme