Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë si duhet tek njerëzit e moshuar që janë më të rrezikuar të sëmuren rëndë dhe të vdesin nga virusi, thonë shkencëtarët.
Prof Peter Openshaw, nga Kolegji britanik Imperial, një nga anëtarët e nëngrupit këshillimor shkencor Sage në Mbretërinë e Bashkua, i tha Komitetit të shkencës dhe teknologjisë së Shtëpisë së Lordëve se gjatë kësaj jave ishte duke shqyrtuar një punim në shënjestrimin e grupeve të ndryshme të popullatës me vaksina, raporton The Guardian, transmeton lajmi.net.
“Ndonjëherë është e mundur të mbrohet një grup i prekshëm duke synuar një grup tjetër dhe kjo, për shembull, po bëhet përmes gripit”, tha ai.
Dhënia e vaksinës kundër gripit tek fëmijët që jo shpesh marrin grip të rëndë mbron gjyshërit e tyre, tha ai.
Imunizimi i punonjësve të shëndetit dhe kujdesit – të cilët ka të ngjarë të jenë të parët që marrin vaksinën – gjithashtu do të ndihmojnë në mbrojtjen e personave të moshuar që kanë kontakt më të shpeshtë me ta.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...