Napoli triumfon ndaj Veronas, Rrahmani me paraqitje solide

23:04 | 23 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Napoli e ka mposhtur Hellas Veronan me rezultat 0:2, në stadiumin e këtyre të fundit.

Arkadiusz Milik (38’) realizoi me kokë golin e parë.

Vendasit më pas në gjysmën e dytë barazuan rezultatin, por goli u anulua për shkak të prekjes me dorë.

Për ta vulosur fitoren e mysafirëve u përkujdes Hirving Lozani (90′) që realizoi në fundin e takimit në po të njëjtën mënyrë sikur goli i parë.

Mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani, i cili vitin e ardhshëm do ta vesh fanellën e Napolit, pati një paraqitje relativisht të mirë.

Napoli mbetet në pozitën e gjashtë me 42 pikë dhe me shpresë për të kapur zonën Champions, ndërsa Verona me 38 pikë mbetet në pozitën e tetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme