Google ADS

Çmimi i naftës ulet pas tensioneve SHBA-Kinë dhe rrezikut të valës së dytë të Covid-19

21:15 | 23 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Çmimet e naftës bruto pësuan rënie mes përshkallëzimit të marrëdhënieve SHBA-Kinë dhe shqetësimeve për rrezikun e valës së dytë të koronavirusit.

Standardi ndërkombëtar i naftës së papërpunuar Brent tregtohet me 42,80 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie me 0,65%.

Standardi amerikan, West Texas Intermediate (WTI) ishte në 40,41 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie me 0,12%.

Këshilltari i tregtisë i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, deklaroi se marrëveshja tregtare e fazës së parë midis SHBA-së dhe Kinës ka mbaruar.

“Ata erdhën këtu më 15 janar për të nënshkruar marrëveshjen tregtare dhe kjo ndodhi plot dy muaj pasi e dinin për virusin”, shtoi ai.

Komentet e Navarros shkaktuan shitje në tregun e aksioneve në SHBA dhe rënie të çmimeve të naftës së papërpunuar, para se ky i fundit të pretendonte se komentet e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit.

“Komentet e mia nuk kishin aspak lidhje me marrëveshjen tregtare të fazës së parë, që vazhdon të ekzistojë. Unë thjesht po flisja për mungesën e besimit që ne kemi në partinë Komuniste kineze, pasi ata gënjyen për origjinën e virusit të Kinës duke lejuar shtrirjen e pandemisë në botë”, theksoi Navarro.

Investitorët mendojnë se çdo tension midis SHBA-së dhe Kinës, dy prej ekonomive më të mëdha në botë dhe konsumatorëve të naftës, mund të shkaktojë një perspektivë ekonomike globale më të dobët.

Ekonomia globale dhe kërkesa e përgjithshme e naftës për gjysmën e parë të këtij viti pritet të ulet në të gjithë botën për shkak të COVID-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme