Google ADS

Këto vendime janë shfuqizuar sot nga Qeveria e Kosovës

21:15 | 23 Qershor 2020
L G

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar disa vendime me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Një nga vendimet është edhe  vendimi në të cilin aktivitetet publike dhe jopublike kanë mundur të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si: ngjarjet sportive, tubimet, konferencat, tryezat e rrumbullakëta./arbresh.info

Këto janë vendimet që u shfuqizuan:

Me vendimin e miratuar nga Qeveria në mbledhjen e sotme është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për shfuqizimin e:

  1. Pikës 1. 7 të Vendimit të Qeverisë Nr. 01/07 të datës 11 mars 2020 me të cilin është ndaluar eksporti i pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve;
  2. Pika 1. 2 e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/07 të datës 11 mars 2020 me të cilin është bërë pezullimi i përkohshëm i linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor nga vendet me risk të lartë dhe të mesëm;
  3. Pika 5 e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09 të datës 13 mars 2020 me të cilin është bërë pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në aeroportin e Prishtinës përveç fluturimeve ushtarake dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC).
  4. Vendimi i Qeverisë Nr. 01/12 i datës 17 mars 2020 me të cilin është bërë plotësim ndryshimi i Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09 të datës 13 mars 2020; dhe
  5. Pika 1.5  e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/07 të datës 11 mars 2020 me të cilin aktivitetet publike dhe jopublike kanë mundur të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut si: ngjarjet sportive, tubimet, konferencat, tryezat e rrumbullakëta.

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme