17 mijë e 150 euro i kishte harxhuar Zyra e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në vetëm dy dreka zyrtare.
Drekat e darkat e shtrenjta të Haradinajt, që tani është pjesë e koalicionit qeverisës, nuk janë arsyetuar, ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditorit, shkruan Arbresh.info.
Analisti i politikave në Institutin për Studime të Avancuara GAP, Agron Demi ka thënë se një familje kosovare prej 15 anëtarëshe për 10 vjet do të merret ndihma sociale sa ish shefi i qeverisë i ka shpenzuar për dy dreka.
Ky është postimi i plotë:
17.150 euro ka shpenzuar zyra e Ramush Haradinaj për dy dreka. Auditori nuk ka gjetë asnjë dëshmi se çka ka qenë qëllimi i këtyre dy drekave.
Edhe s’ka asnjë prokuror që guxon me hetu rastin. Për pak kg hekur të vjedhur njëri në Obiliq qe dënuar me dy vjet burg, e për 5 euro ryshfet ishte dënuar me gjashtë muaj burg një polic.
Një familje 15 anëtarëshe merr ndihmë sociale 150 euro në muaj. Me ato 17.150 euro që zyra e Haradinajt i ka shpenzu për dy dreka, gati dhjetë vjet ishin nda ndihma sociale për një familje 15 anëtarëshe.
Apo, ndoshta o popullizëm me ba një krahasim të tillë? Hiena.
https://www.facebook.com/agron.demi/posts/10163403591260212
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...