Bashkësia Fetare Islame (BFI) nuk do të organizojë shkuarjen në haxh pas njoftimeve se Arabia do të pranojë numër të kufizuar për Haxh.
Në njoftimin e Rijasetit që është nënshkruar nga ushtruesi i detyrës së kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu thuhet se arsyet janë rreziku nga Covid-19 dhe kufizimet që i solli Arabia.
“Në bazë të vendimit të marrë nga Ministria e Haxhit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, mekeqardhje ju njoftojmë se këtë vit, kryerja e këtij farzi është anuluar si pasojë e masave të marra për shkak të pandemisë Covid-19”, shprehen nga BFI, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nisur nga ky vendim i autoriteteve të Arabisë Saduite, thuhet në kumtesën e BFI, të cilin duke pasur parasysh mbrojtjen e shëndetit dhe qytetarëve tanë edhe BFI-ja e mbështet, Rijaseti i BFI-së, si organ legjitim për organizimin e kryerjes së kushtit të pestë islam – Haxhit, nuk do të kryejë asnjë procedurë lidhur me Haxhin për vitin 2020.
Del edhe një vullnetar për portën e Barcelonës, ish-gardiani...
Blinken: SHBA mbështet plotësisht `Paktin për të Ardhmen`
BE: Serbia të sjellë para drejtësisë autorët e sulmit në Ban...
Maqedonci dhe Gjeneral Jashari pritën në takim delegacionin ...
Yll Limani feston sot 30 vjetorin e lindjes
Konjufca: Afrim Bunjaku është shembulli më i vyer se si duhe...