Një tërmet i fortë goditi Meksikën e Jugut të martën, duke tronditur ndërtesat në qendër të kryeqytetit Meksiko City qindra milje larg.
Qindra njerëz lanë shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë nga frika.
Instituti Gjeologjik i SHBA-së tha që madhësia e tërmetit ishte 7.4, rishikuar nga një vlerësim i hershëm i 7.7.
Epiqendra e tërmetit ishte shteti bregdetar i Paqësorit, Oaxaca.
Dëshmitarët okularë thanë për Reuters se në fillim nuk panë shenja lëndimesh ose dëmtimesh.
Tërmetet me përmasa të tilla mund të jenë shkatërruese. Një tërmet me madhësi 7.1 që goditi Meksikën qendrore në 2017 vrau 355 njerëz në kryeqytet dhe shtetet përreth.
I ndodhur në kryqëzimin e tre pllakave tektonike, Meksika është një nga vendet me sizmitetin më të lartë në botë.
Kryeqyteti shihet si veçanërisht i prekshëm për shkak të vendndodhjes së tij në majë të një shtrati antik liqeni.
Analiza paraprake e Qendrës së Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit ka paralajmëruar tsunami përgjatë brigjeve të Meksikës, Guatemalës, El Salvador dhe Honduras.
Earthquake in Mexico City- still occurring – not sure where epicenter is nor if there is any real damage pic.twitter.com/KDAou9YhPG
— ??????????? (@Andalalucha) June 23, 2020
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...