Kina nuk e ndal festivalin e qenve, pavarësisht pandemisë globale.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për ngjarjen vjetore në qytetin Yulin, e cila gjithmonë provokon zemërim nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.
“Është çnjerëzore dhe barbare”, citohet të ketë thënë Jeffrey Bari, themeluesi i organizatës “No Dogs Left Behind”, e cila mban rreth 200 qen në rrethime të mëdha teli në periferi të kryeqytetit kinez dhe i ristrehon ata.
Siç bëhet e ditur, aktivistët shpëtojnë qindra qen çdo vit duke “bastisur” thertore dhe duke ndjekur kamionët, transmeton Tch.
Ata thonë se tregtarët vjedhin kafshët shtëpiake dhe endacakët dhe i transportojnë ato në distanca të gjata, kryesisht në jug të vendit.
“Ju ndjeni një lloj arritjeje sepse keni ndryshuar jetën e disa qenve”, tha Ling, një vullnetar në qendër.
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...