Agim Veliu hap tender për mirëmbajtje në vlerë afër 300 mijë euro

14:18 | 23 Qershor 2020
Arbresh.info

Agim Veliu do të ndajë rreth 300 mijë euro për mirëmbajtje të disa objekteve.

Saktësisht 280 mijë e 800 euro që vlera që Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka planifikuar të shpenzoj për mirëmbajtje teknike të disa objekteve. Bëhet fjalë për objektet e Agjencisë  Regjistrimit Civil – ARC dhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, shkruan arbresh.info.

Kështu bëhet e  ditur në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Ndërsa kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është 36 muaj.

Kontrata me vlerë të madhe është e ndarë në tri lote, e ofrimi i çmimit më të ulët është kriter për dhënie të kontratës.

Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 13.07.202, po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tyre me fillim nga ora 11:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme