Google ADS

Arben Gashi kërkon përjashtimin e deputetit të VV-së, Abrashi: Nuk jam i LDK-së me më qit jashtë, e me ma mbyll gojën

12:08 | 23 Qershor 2020
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar që të përjashtohet nga seanca deputeti i VV-së, Artan Abrashi.

Sipas Gashit deklarimi i Abrashit, kryeministër koti’ referuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit është ofendues.

“Është gjuhë ofenduese dhe e dënueshme prandaj kërkoj nga ju që t’i kërkoni deputetit Abrashi të tërheq fjalën e vet apo të përjashtohet nga seanca. Kryeministri koti, është emër dhe mbiemër i pasaktë dhe ofendues”, ka thënë ai.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i Abrashit.

Ai ka thënë se nuk është deputet i LDK-së të cilin mund ta ja mbyllin gojën.

“Unë nuk jam deputet i LDK-së që mundesh ma mbyll gojën dhe me qit nga salla. Unë jam deputet i VV-së, këtë mos e harro”, ka thënë ai.

Për këtë ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Rexhep Selimi i cili ka thënë se nuk mund të bëhet largimi i deputetëve të VV-së në Kuvend.

“As që mund t’i shkoj dikujt në mendje se mund të qes deputetë të VV-së, nga salla, këtë harrojeni, harrojeni”, ka thënë Selimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme