Guvernatori i shtetit më të populluar të Gjermanisë ka njoftuar masa të reja të izolimi në kontenë që ka para shtim të rasteve me Covid-19 që kishin lidhje me një thertore.
Armin Laschet, guvernatori i shtetit të Rhein-Westfalisë së Veriut, tha që njerëzit në qarkun Guetersloh duhet të kenë vetëm kontakte me familjen e tyre ose me një person nga jashtë, transmeton portali arbresh.info.
Laschet tha që kinematë, studiot e palestrës dhe baret do të mbyllen, megjithëse restorantet mund të vazhdojnë të kujdesen për njerëzit nga e njëjta shtëpi.
Më shumë se 1.500 njerëz kanë testuar pozitivë për koronavirusin në thertoren Toennies në Rheda-Wiedenbrueck dhe mijëra janë vënë nën një karantinë në përpjekje për të ndaluar shpërthimin./arbresh.info/
Pacolli: Mirësia është ajo që i bën njerëzit të dallojnë ndë...
Organizohet pritje për grupin që ka punuar në përgatitjen dh...
Rohde provon shtegun e ri të biçikletave në Pejë: Ua rekoman...
Arne Slot zgjedh “ushtarët” e tij në “betejën” ndaj Real Mad...
Befason trajneri i Lille, lë Zhegrovën në bankë rezervë ndaj...
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera