Infeksionet globale të koronavirusit kanë tejkaluar shifrën e nëntë milionëve.
Kështu bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetit e cila fajëson mungesën e solidaritetit global dhe lidershipit që lejuan Arabinë Saudite të njoftojnë pelegrinazhin e Haxhit muajin që vjen, transmeton portali arbresh.info.
Shumë pjesë të botës, përfshirë Amerikën Latine dhe Azinë Jugore janë duke e përjetuar vetëm tani forcën e plotë të pandemisë, gjersa rajonet e tjera duket të kenë mposhtur virusin, po goditen nga valët e dyta, përfshirë Korenë e Jugut.
Evropa ka lehtësuar në mënyrë të qëndrueshme pengesat e udhëtimit javët e fundit dhe Franca ndërmori hapin e saj më të madh drejt normalitetit të hënën duke lejuar miliona fëmijë të kthehen në shkollë.
“Pandemia ende po përshpejtohet,” i tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus një forum virtual shëndetësor të organizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe më vonë atë ditë.
Tedros tha se kërcënimi më i madh nuk ishte vetë virusi, i cili tani ka vrarë mbi 470,000 njerëz, por “mungesa e solidaritetit global dhe udhëheqjes globale.”
“Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi me një botë të ndarë,” tha ai. “Politizimi i pandemisë e ka acaruar atë”./arbresh.info/
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën