Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare që janë të parapara sot në rendin e ditës.
Hoti ka thënë se këto marrëveshje ndihmojnë në realizimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike, shkruan arbresh.info.
“Sot po shqyrtojmë disa marrëveshje të qeverive paraprake. Për marrëveshjet ndërkombëtare sa kemi qenë në opozitë ne kemi kërkuar vet seancë të jashtëzakonshme. Gjatë gjithë kohës tjetër jemi sjellë si opozitë në Parlamentin demokratik. Këto marrëveshjet mundësojnë realizimin e pakos për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se në
“Buxhetin e vitit 2020 e keni pranuar në Kuvend, unë do të kërkoj që të futet në procedurë parlamentare dhe ju kërkoj që ta përkrahini këtë mocion. Aty është paraparë fondi prej 380 milionë euro, një pjesë e madhe mbulohet nga buxheti por një pjesë tjetër mbulohet nga marrëveshjet që janë në procedurë për votim në Kuvend”, ka shtuar Hoti.
Ndryshe ditë më parë Qeveria e Kosovës ka votuar Projektligjin për plotësimin e ligjit të buxhetit për vitin 2020.
Më këtë vendim, është arritur të krijohet një fond prej 385 milionë eurosh i cili do të shërbejë për rimëkëmbjen ekonomike.
Kuvendi i Republikës së Kosovës në rendin e ditës së sotme ka disa pika për marrëveshje financiare ndërkombëtare.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut