Roma po vazhdon të punojë me të gjitha forcat për nënshkrimin e Chris Smalling.
Smalling është i shënjestruar për të qëndruar në Romë për së paku edhe një sezon, bën të ditur ‘Corriere dello Sport’, transmeton lajmi.net.
Anash Henrikh Mkhitaryan, Roma po synon që të transferojë edhe Smallingun në formë permanente.
Raportime të ndryshme bëjnë të ditur se Manchester United tashmë është pajtuar për një reduktim të çmimit të kartonit të mbrojtësit.
Anglezi i cili këtë sezon ka luajtur si i huazuar te romakët ka fituar pëlqimin e krerëve të ‘Giallorossi’, të cilët sapo të zgjidhin problemin me të hollat, do të sigurojnë kartonin e tij.
Oferta për Smalling pritet të arrijë shumën e 15 milionë eurove, nëse ‘Djajtë e kuq’ vërtetë do të reduktojnë çmimin
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...