Katërmbëdhjetë persona, përfshirë pesë fëmijë javë vrarë në Çikago gjatë fundjavës, duke e bërë ditën më vdekjeprurëse këtë vit.
Që nga e premtja deri të hënën mbrëma, 104 persona janë qëlluar në Çikago. Në mesin e tyre ishte trevjeçari Mekay James, transmeton portali arbresh.info.
Ai ishte goditur nga një plumb të shtunën sa ishte me biçikletë me të atin, i cili ishte shënjestër, tha policia. I vogli u dërgua në spital me urgjencë, por humbi jetën pak më pas.
Dy adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeçare janë vrarë vetëm një orë para Jamesit, kur një i dyshuar iu afrua dhe i qëlloi për vdekje. Më vonë, po të njëjtën ditë një 13-vjeçare vdiq pasi u qëllua në qafë sa ishte duke shikuar TV në shtëpinë e saj.
Në një incident tjetër, dy djem adoleshentë, 15 dhe 16 vjeç, u qëlluan nga një automjet në lëvizje ndërsa po ecnin. 15-vjeçari u qëllua në këmbë, kraharor dhe bark dhe u shqiptua i vdekur në spital. Djali i dytë u godit në kyçin e këmbës dhe tani është në një gjendje të qëndrueshme.
Vdekjet e rritura i shtynë udhëheqësit lokalë të besimit të mbajnë një mbledhje për të dënuar publikisht dhunën dhe të bëjnë presion në policinë e qytetit për të vepruar.
Pastori Ira Acree, i cili organizoi ngjarjen, u tha mediave “Unë nuk mund të pastorëzoj këtë komunitet dhe të mos them diçka.” “Një linjë u kalua,” shtoi ai.
Rritja e dhunës me armë vjen pasi Çikago përjetoi fundjavën e saj më vdekjeprurëse të Ditës së Përkujtimit që nga 2015, me nëntë njerëz të vrarë dhe 27 të plagosur në të shtëna./arbresh.info/
Vitia: Kemi premtuar t’i shtojmë buxhetit 40 milionë euro pë...
Malisheva sundon elitën, Llapi dhe Ballkani nga pas – Rezult...
Rusia sulmon me dronë Kievin dhe qytete të tjera ukrainase
“Kur hipokrizia dhe spekulimet zëvendësojnë përgjegjësinë”, ...
Katër përfitimet psikologjike të ndryshimit të gardërobës!
Trump, Harris me qëndrime disi të ndryshme për Kinën