Bajram Kinolli, apo siç e njeh publiku me emrin e tij artistik ‘Kafu’, po përjeton diçka të rrallë në botën e tij artistike.
Në konkurrencë me 4 mijë kandidatë nga e gjithë bota, ai është pranuar në inkubatorin “One Beat” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga 4 mijë kandidatë, janë pranuar gjithsej 25 nga 17 shtete të botës, e në mesin e tyre edhe Kafu.
Kafu, i cili është vokalisti i grupit “Gipsy Growe” do të qëndrojë për një muaj në ShBA, dhe kësi përvoje thotë për KosovaPress, të mos ta ketë përjetuar asnjëherë.
“Jam shumë i privilegjuar që jam pjesë e këtij projekti kaq të madh dhe me shumë muzicient kaq të mirë. Duke e parë këtë pritje dhe këtë organizim këtu, mund të them se asnjëherë në jetën time nuk kam përjetuar një gjë të tillë. Vetë fakti se po njoh edhe shumë instrumente të kulturave të lashta. Po përjetoj muzikë dhe tinguj të instrumenteve që rrallë kemi shans me i digju në skenën e Kosovës”, tha Kafu për KosovaPress.
Por jo vetëm Kafuja, mund ta përjeton një përvojë të tij. Për të aplikuar në inkubatorin “One Beat”, mjafton të hysh në faqen e tyre dhe të aplikosh online.
Çfarë është OneBeat?
OneBeat është një inkubator dhe mundësi shkëmbimi muzikor për ndërmarrësit muzikor shoqëror, ku muzikantë të rinj nga e gjithë bota nisin projekte bashkëpunimi të dizajnuara për të pasur një ndikim pozitiv në komunitetet lokale dhe globale. Një iniciativë e Zyrës arsimore dhe kulturore të Punëve të Jashtme të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe prodhuar nga ‘Found Sound Nation’, One Beat është duke kultivuar një rrjet novator ndërkombëtar për inovatorë kryesor në fushat si art, teknologji, sociale dhe në muzikë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...