Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati thotë se plani dhe ideja për ndarjen e Kosovës, nuk ka ardhur nga SHBA. Në studion e “5 pyetjet nga Babaramo”, Bushati u shpreh se ndarja e Kosovës ishte një ide serbe e mbështetur nga shpifolës.
Sa u përket deklaratëve të Grenell, se këtë ide e ka përkrahur edhe John Bolton, Bushati u shpreh se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Sipas Bushatit, SHBA-ja nuk ka hedhur asnjëherë ide në lidhje me ndarjen e Kosovës.
“Ndarja e Kosovës është një ide Serbe, fatkeqësisht vijoi të promovohej nga shqipfolës. Sot ka njerëz që janë tërhequr nga kjo ide sidomos pas deklaratave të Grenell dhe ajo çfarë pamë është se procesi i njohjes së Kosovës nuk avancoi, Serbia arriti të përçajë klasën politike në Kosovë dhe jo vetëm dhe brenda BE u krijuan disa të çara ndërkohë që ne ishim mësuar me një ndërhyrje shembullore të familjes euroatlantike dhe SHBA , ku punohej së bashku dhe arritëm të siguronim çlirimin e Kosovës dhe krijimi i shteti të tij.
Të gjitha këto fitore me hapjen e debatit për kufijtë, por çbënin disa arritje historike një e nga një. Ne shqiptarët nuk duhet të vendosim për asnjë çast në kolateral arritjet tona historike. Para se të ikja nga ministër i Jashtëm kam marrë një telefonatë nga sekretari i jashtëm Pompeo në dhjetor të 2018 për çështje të tjera dhe në të gjitha takimet qëndrimi i SHBA ishte i qartë në këtë drejtim duke mos lënë asnjë shteg që mund të përdoreshin për t’i dhënë fund konfliktit mes Serbisë e Kosovës. Prandaj besoj se është ide serbe dhe jo nga SHBA,”– tha Bushati.
Arrestohet një shtetas gjerman në Rusi, akuzohet për sabotim
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...
Hajrullahu: Pritet që për 5 vite programet e UP-së të marrin...