Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se sot e kanë dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese ku e kanë akuzuar Presidentit Hashim Thaçi për shkelje të Kushtetutës.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, Çeku ka thënë se Thaçi e ka shkelur Kushtetutën me mosshpalljen e zgjedhjeve lokale në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.
“Sot kemi dorëzuar në Kushtetuese edhe një shkelje të Thaçit dhe mendojmë se me mosshpalljen e zgjedhjeve lokale në Podujeve dhe Mitrovicë të Veriut, ai bën shkelje të Kushtetutës”.
“Krejt kjo po ndodh kur Serbia po mbanë zgjedhje në Kosovë. Më datë 11 qershor ai [Thaçi] ka anuluar zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut me arsyetimin e pandemisë; ndërsa tani atje po mbahen zgjedhjet e Serbisë”.
“Ne kemi dy raste shumë konkrete: besojmë se deputeti Etem Arifi i cili ka votuar për këtë qeveri ilegale nuk do të duhej të ishte aty sepse ai ka një vendim për burgim efektiv dhe ky vendim është bërë i plotfuqishëm në janar të këtij viti”.
“Rasti i Haxhi Shalës unë besoj se ai atë ditë e ka shkruar edhe aktgjykimin e Kushtetueses, ai ka treguar se ka qenë i ndikuar nga Presidenti për ta ndërruar mendjen e tij”.
Sveçla në Samitin për Digjitalizim në Estoni: Siguria Kibern...
Anisa ironizon me Gresën: A përlahem sot?
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...