Viktima e fundit në Kosovë nga Covid-19 është nga Gjilani. Kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri ka bërë me dije se në këto orë të vona po i jepet lamtumira e fundit qytetarit nga Zhegra.
Haziri ka ngushëlluar familjen dhe ka kërkuar në qytetarët e Gjilanit që të respektohen masat.
“në këto orë të vona po ia japim lamtumirën e fundit. I ndjeri kishte edhe sëmundje të tjera përcjellëse”, ka shkruar Haziri në profilin e vet në “Facebook”.
Ky është postimi i plotë nga Haziri:
#Dita101 me një lajm të keq për Gjilanin. Një bashkëqytetar i yni nga Zhegra ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit me #Covid19 dhe në këto orë të vona po ia japim lamtumirën e fundit. I ndjeri kishte edhe sëmundje të tjera përcjellëse. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe do t’i qëndrojmë bashkë për ta përballuar.
Lajmi i mirë është që janë shëruar shtatë persona të cilët kanë qenë të prekur nga #Covid19.
Ju lutem, përshtatjuni masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen. Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e doreza. Virusi #Covid19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon me na mund!/epokaere/
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...