Munishi konfirmon përforcimin e parë të Ballkanit

23:48 | 22 Qershor 2020
Arbresh.info

Orë më parë është konfirmuar transferimi i parë i skuadrës nga Suhareka, FC Ballkanit.

Bëhet fjalë për lojtarin Venhar Hysenin, për të cilin trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi u shpreh se ka kohë që janë duke ndjekur atë dhe e din se për çfarë lojtari bëhet fjalë.

Hyseni së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Ramiz Sadikut dhe nga sezoni i ri do t’i bashkohet skuadrës nga Suhareka.

“Venhari është lojtar i talentar dhe që e kemi ndjek përmes disa personave që punojnë në klub. Kam qenë në kontakt me menaxherët e tij, Shkumbin Qormemetin dhe Haris Fekicin, bëhet fjalë për një lojtar të mirë” – tha fillimisht Munishi në ‘RnR Football’.

Tutje, Munishi u shpreh se klubi nga Suhareka plotëson të gjitha kushtet që Venhari të vazhdojë karrierën edhe në arënën ndërkombëtare.

“Te Ballkani do t’i këtë të gjitha kushtet që të përparojë, që të bëhet futbollist serioz dhe të vazhdojë karrierën edhe jashtë vendit. Unë do t’i ndihmoj futbollistët tanë që të kalojnë në arenën ndërkombëtare. Kjo është edhe politika e klubit tonë”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme