Kreu i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka dhënë detaje rreth personit që vdiq sot nga koronavirusi.
Sipas Hazirit, i ndjeri ishte nga Zhegra e Gjilanit dhe kishte sëmundje të tjera përcjellëse.
I pari i Gjilanit, po ashtu ka bërë të ditur se shtatë persona nga kjo komunë janë shëruar nga Covid-19./arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
#Dita101 me një lajm të keq për Gjilanin. Një bashkëqytetar i yni nga Zhegra ka ndërruar jetë si pasojë e infeksionit me #Covid19 dhe në këto orë të vona po ia japim lamtumirën e fundit. I ndjeri kishte edhe sëmundje të tjera përcjellëse. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe do t’I qëndrojmë bashkë për ta përballuar.
Lajmi i mirë është që janë shëruar shtatë persona të cilët kanë qenë të prekur nga #Covid19.
Ju lutem, përshtatjuni masave mbrojtëse dhe kujdesu për vete e familjen. Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e doreza. Virusi #Covid19 është i panjohur dhe lufta ndaj tij po bëhet e vështirë. Por, nuk guxon me na mund!
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë