Në Komunën e Vushtrrisë janë edhe 144 raste aktive me COVID-19, nga 307 raste gjithsej sa kanë rezultuar pozitiv që nga dita e parë e shfaqjes së këtij virusi në Republikën e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i kësaj komunë, Xhafer Tahiri.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar po ashtu se të shëruar janë 160 qytetarë nga Vushtrria ndërsa 3 raste kanë përfunduar me fatalitet, ku rasti i fundit ishte ai i një të moshuari 70 vjeçar i cili përveç koronavirusit vuante edhe nga sëmundje të tjera e që vdiq mbrëmë vonë.
“Mbrëmë vonë, qytetari i 3-të nga Vushtrria fatkeqësisht ka humbur jetën nga pandemia globale Covid 19. I ndjeri ishte i moshës 70 vjeçare dhe kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. Shtabi Emergjent dhe ekipet shëndetësore komunale kanë qenë vazhdimisht pranë familjes së të ndjerit. Në emrin tim, të Shtabit Emergjent dhe të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes. Nga dita e parë e shfaqjes së pandemisë në qytetin tonë, kemi 307 qytetarë të prekur nga Covid 19. Sipas rekomandimeve të fundit të OBSH dhe të IKSHPK, të shëruar janë 160 qytetarë. Aktiv janë 144 raste dhe kemi 3 qytetarë të vdekur”, shkruan Tahiri.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se Shtabi Emergjent i komunës ka analizuar kohëzgjatjen mesatare të shërimit të pacientëve me Covid 19./arbresh.info
Postimi i plotë:
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Ibër Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...