Ministria e Shëndetësisë së Katarit ka njoftuar se ka konfirmuar 1.034 raste të reja me COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 88.403.
Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) ka shënuar rritje në Katar, Oman, Marok, Libi, Palestinë dhe Tunizi.
Ministria e Shëndetësisë së Katarit ka njoftuar se ka konfirmuar 1.034 raste të reja me COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 88.403. Numri i vdekjeve në vend është rritur në 99 ndërsa janë regjistruar 69.956 të shëruar.
Në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë së Omanit thuhet se 6 persona kanë vdekur nga COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 137.
Në Oman në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.605 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 31.076, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 16.408 me 856 të shëruar në 24 orët e fundit.
Në Libi janë regjistruar 27 raste të reja me COVID-19, ndërsa autoritetet njoftojnë se numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 571, me 10 vdekje dhe 103 të shëruar,
Në Marok, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 102 raste të reja, duke e çuar shifrën në 10.079.
Autoritetet në Marok gjithashtu njoftojnë se numri i vdekjeve mbetet 214, ndërsa numri i të shëruarve është rritur në 8.319 pasi 35 pacientë të tjerë ishin shëruar nga virusi.
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës njoftoi se 142 persona të tjerë testuan pozitivë për virusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infekstuarve në 1.170, përfshirë pesë vdekje dhe 594 të shëruar.
Ministria e Shëndetësisë e Tunizit njoftoi se numri i të infektuarve në vend u rrit në 1.159, pasi u regjistruan dy raste të reja.
Numri i vdekjeve në Tunizi nga virusi tani është në 50, ndërsa gjithsej 1.020 pacientë janë shëruar deri më tani.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën janë zbuluar rreth 8,9 milionë raste të konfirmuara me COVID-19, prej të cilëve rreth 4.5 milionë janë shëruar dhe mbi 469 mijë kanë vdekur./AA/
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...