Vezët janë shumë të rëndësishme për kafjall të shëndetshëm, apo për cilindo racion, mirëpo, nëse i gatuani në këtë mënyrë, zvogëloni vlerën e tyre nutritive
Mu siç është rasti edhe me mishin dhe perimet, ekzistojnë mënyra të shumta për gatimin e vezëve – nga të cilat disa janë më të shëndetshme se të tjerat.
Nutricionisti Joel Feren ka zbuluar se cila është mënyra më e pashëndetshme e gatimit të vezëve.
Përhapja (shtrirja) ose zierja e vezëve është me siguri mënyra më e shëndetshme e gatimit të tyre sepse në to nuk qitni shtesa të shumta të cilat mund të jenë të dëmshme për vijën e trupit, por edhe për shëndetin. Thjesht, zieni në ujë – thotë ai. Mirëpo, cila është mënyra më e pashëndetshme e gatimit të vezëve?
Sipas Joelit, është omëleta, sepse ekzistojnë receta të shumta të cilat përfshijnë shtesë qumështi, ajke dhe gjëra të shumta të tjera të cilat shtojnë numrin e kalorive, por edhe yndyra të dëmshme në ushqim.
Vezët e fërguara, sipas tij, bëjnë pjesë diku në mes – varësisht nga mënyra se si i gatuani.
Joel propozon përdorimin e vajit sprej, apo sasi minimale vaji që qitet me brushë në tigan, sepse njerëzit kryesisht e teprojnë kur e qesin drejtpërdrejt nga shishja.
Gatimi i vezëve në formën e tyre burimore pra është mënyra më e mirë që në organizëm të fusim gjithë atë që është më e mira që kanë për të na ofruar vezët.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...