Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka njoftuar listën e skuadrës së tij për ndeshjen e së martës kundër Athletic Bilbao.
Katalanasit do mundohen të rikthehet te fitorja përballë një kundërshtari mjaft të vështirë, teksa Real Madridi iu ka rrëmbyer pozitën e parë.
Samuel Umtiti është përsëri në dispozicion pasi ishte pezulluar, ndërsa të rinjtë Dani Morer dhe Jorge Cuenca janë thirrur gjithashtu.
Frankie de Jong, Sergi Roberto dhe Ousmane Dembele do të humbasin ndeshjen për shkak të lëndimit.
Asnjë lojtar nuk do ta humbasë ndeshjen për shkak të pezullimit, por Arturo Vidal, Junior Firpo dhe Luis Suarez rrezikojnë të humbasin ndeshjen tjetër nëse marrin një karton tjetër të verdhë.
Lista e plotë me 24 lojtarë, përfshirë tetë nga skuadra e të rinjve të Barcelonës: Marc-Andre Ter Stegen, Nelson Semedo, Gerard Pique, Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Arthur, Luis Suarez, Lionel Messi, Neto, Clement Lenglet, Antoine Griezmann, Jordi Alba, Martin Braithwaite, Arturo Vidal, Samuel Umtiti, Junior Firpo, Inaki Pena, Riqui Puig, Alex Collado, Fati Ansu Fati, Ronald Araujo, Dani Morer, Monchu dhe Jorge Cuenca.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...