Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur konferencë për medie ku ka paraqitur shkeljet që ka gjetur Zyra Kombëtare e Auditorit, në këtë komunë.
Arian Tahiri, nënkryetar i degës, njëherit edhe kryetar i Rinisë së PDK-së në Mitrovicë, ka bërë thirrje te të gjitha organet përgjegjëse që të evidentojnë shkeljet dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.
“Në këtë raport janë̈ evidentuar 20 shkelje të rënda në komunën e Mitrovicës e cila udhëheqet nga Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosje. Evidentimi i këtyre shkeljeve si hap i pare, ftesa për veprim prokurorisë dhe organeve komepente do të ndikojë direkt ne respektimin e shtetit ligjor dhe mirëqenies se qytetareve”.
Shkeljet sipas Tahirit janë keqklafifikimi i shpenzimeve, parregullësi në kalkulimin e fë hyrave nga tatimi në pronë, në lëshilin e lejeve të ndërtimit, etj.
Tahiri tha se dobësitë mbesin te procesi i llogaridhënies, menaxhimit të rrezikut dhe raportimit menaxherial, me theks në fushën e prokurorimit.
“Dobësitë e shumta mbesin veçanërisht tek: Procesi i llogaridhënies, menaxhimit të rrezikut dhe raportimit menaxherial, me theks të veçante në fushën e prokurimit, ku nuk ka një analizë të mirëfilltë në planifikimin dhe në realizimin e kontratave. Dobësi evidente janë vërejtur edhe në fusha tjera të rëndësishme financiare, përfshirë të hyrat, shpenzimet, obligimet, të arkëtueshmet si dhe pasuritë jo financiare”.
“Gjithashtu në raport është shkruar se përgjigja ndaj rekomandimeve te vitit paraprak nuk është trajtuar seriozisht në nivelin e kërkuar. Prej 16 rekomandimeve, katër ishin zbatuar, dy rekomandime janë konsideruar të mbyllura, ndërsa 10 rekomandime nuk ishin zbatuar ende”.
Fjalimi i plotë:
“Te nderuar gazetare ju faleminderit per pergjigjien pozitive ndaj fteses se Partise Demokratike –dega Mitrovice per kete konference shtypi.
Zyra Kombetare e Auditimit me date 15 qershor 2020 beri publike RAPORTIN E AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE TË KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT PËR VITIN 2019
Në këtë raport janë evidentuar 20 shkelje të rënda në komunen e Mitrovices e cila udhëheqet nga Agim Bahtiri i Levizjes Vetevendosje. Prandaj sot do ti prezentoj keto gjetje.
Evidentimi i ketyre shkeljeve si hap i pare, ftesa per veprim prokurorise dhe organeve komepente do te ndikoje direkt ne respektimin e shtetit ligjor dhe mireqenjes se qytetareve.
shkeljet e gjetura nga Zyra Kombetare e Audimit janë :
1.Keq klasifikimi i shpenzimeve në kategori ekonomike jo adekuate – janë bërë pagesa nga kategoria jo-adekuate e që ndikojnë në keq klasifikimin e shpenzimeve në Pasqyrat Financiare të Komunës.
2.Parregullsi në kalkulimin e të hyrave nga tatimi në prone – janë evidentuar parregullësi në mos vlerësimin e saktë të pronave si dhe aplikimi jo i saktë i normave tatimore për tatimpaguesit e komunës.( Këto veprime kanë cënuar nenin 1, 2 dhe 3 të rregullores së komunës Nr.01/2019 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme )
3.Pa rregullsi në lëshimin e lejeve të ndërtimit – Ka raste që vendimi për lejen ndërtimore ishte lëshuar tetë muaj para se të merrej pëlqimi nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Raste tjera vendimi për leje ndërtimore tek pjesa për mbrojtje nga zjarri dhe mbrojtja nga zhurma ishte lëshuar pa u nënshkruar Lista Kontrolluese për shqyrtim të dokumenteve për ndërtim.
4.Marrëveshjet kontraktuale dhe angazhimi i stafit në afate të caktuara – janë indentifikuar katër raste ku komuna kishte lidhur marrëveshje për shërbime të veçanta pa procedurë rekrutimi.
5.Tejkalimi i kontratës kornizë në vitin e parë të realizimit – Komuna me datën 25.01.2019 kishte lidhur kontratë kornizë në afat prej 36 muaj me Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Uniteti” Vlera indikativë për tre vite e cekur në kontratë ishte 600,000€. Vetëm gjatë vitit të parë ishin shpenzuar 776,071€ apo 129% e totalit të parashikuar të kontratës, ku 687,996€ janë shpenzime të realizuara ndërsa 88,075€ obligim i bartur për pagesë në vitin 2020. Vlerësimi jo adekuate i nevojave shpie në përsëritjen e procedurave tenderuese, duke shkaktuar shpenzime shtesë të paarsyeshëm të parasë publike.
6.Pranimi jo i rregullt i furnizimeve –Në dy pagesa me vlerë të përbashkët prej 12,185€ pranimi i furnizimeve ishte bërë nga një person i vetëm.
7.Mungesa e projekteve ekzekutive të ndërtimit –714 kontrata pune të nënshkruara me vlerë të përbashkët prej 1,158,858€, komuna nuk kishte të hartuar projektin ekzekutiv.
8.Nënshkrimi i kontratave përtej vlerës së parashikuar të buxhetit – Projekti “Rregullimi i shtratit të lumit Sitnica-Mitrovicë” – vlera e parashikuar dhe e buxhetuar për tre vite ishte 3,100,000€ ndërsa kontrata ishte nënshkruar në vlerë 6,045,726€ me një diferencë prej 2,945,726€.
Projekti “Rregullimi i shtratit të lumit Ibër-Mitrovicë”- vlera e parashikuar dhe e buxhetuar për tre vite ishte 950,000€ ndërsa kontrata është nënshkruar në vlerë 1,777,427€, apo 827,427€ më e lartë se vlera e parashikuar.
Projekti “Ndërtimi dhe mirëmbajtja e parqeve në hapësirat publike” – vlera e parashikuar për tre vite ishte 600,000€ ndërsa kontrata është nënshkruar në vlerë 1,200,000€, apo 600,000€ më e lartë se vlera e parashikuar;
Projekti “Ndërtimi dhe asfaltimi në rrugën Fushë Ibër” – vlera e parashikuar për tre vite ishte 100,000€ ndërsa kontrata është nënshkruar në vlerë 206,720€;
Projekti “Mirëmbajtja e varrezave dhe lapidareve” – vlera e parashikuar për tre vite ishte 165,403€ ndërsa kontrata është nënshkruar në vlerë 211,545€;
Projekti “Ndërtimi i rrugës në fshatin Frashër” – vlera e parashikuar për tre vite ishte 120,000€, ndërsa kontrata është nënshkruar në vlerë 255,097€, kontratë e nënshkruar në vitin 2018. Ekzekutimi i punimeve deri në fund të vitit 2019 ishte vetëm 27% e punimeve. Vonesat në kryerjen e punimeve ishin si rezultat i mungesës së buxhetit, kjo meqenëse nga buxheti i këtij projekti ishin kryer pagesa për projektet tjera.
9.Mangësi në menaxhimin e kontratave –Për projektin “Rregullimi i oborreve dhe fushave sportive”, në vlerë prej 95,409€, konkretisht SHFMU “Abdulla Shabani” dhe SHFMU “Aziz Sylejmani”, dy pozicione të cilat ishin faturuar dhe paguar në vlerë 3,587€, nuk janë realizuar sipas pozicioneve të përcaktuara në kontratë;
Për projektin “Ndërtimi dhe riparimi i rrugëve dhe trotuareve” e lidhur në vlerë prej 2,468,275€, tek raporti i punëve të pranuar për rrugën “Shtjefën Gjeqovi” në vlerë prej 10,495€, vendosja e katër kapakëve të pusetave nuk ishte realizuar fare, edhe pse pagesa ishte lëshuar duke u bazuar në situacionin për pranimin e punëve ku përfshihej dhe pozicioni në fjalë. Pagesa ishte kryer me datën 12.12.2019, ndërsa vendosja e pusetave ishte bërë pas dërgimit të draft raporti të auditimit, përkatësisht me datën 21.05.2020 apo 5 muaj nga data e pagesës.
10.Parregullsi në procedurat e prokurimit – ku janë zhvilluar jashtë planit të prokurimit procedurat e tenderimit për projekte.
11.Parregullsi në menaxhimin dhe shpalosjen e pasurive në PFV
12.Vonesa në pagimin e faturave si dhe mos shpalosje të obligimeve të tyre në PFV – Nga lista e obligimeve të shpalosura në PFV, jane identifikuar 14 faturat me vlerë të përbashkët 381,363€, nuk ishin paguar brenda afatit të paraparë ligjor, ndërsa në një rast komuna kishte pranuar faturën në shumën prej 3,000€, për shpenzimin e krijuar për transportin e punëtorëve të komunës në relacionin Mitrovicë – Sarandë-Mitrovicë në vitin 2017, mirëpo nuk kishte ndonjë marrëveshje mes palëve, gjë që nuk i jep të drejtë komunës ta bëjë këtë pagesë. Më tutje, jane vërejtur që: në katër raste për mallra dhe shërbime në vlerë 25,691€ dhe 18 raste në investime kapitale në vlerë 965,447€ nuk ishin paguar faturat në afatin e paraparë ligjor. Vonesat ishin duke filluar nga 5 ditë e deri në 3 vite, përtej afatit të paraparë ligjor. Kjo gjendje ishte si shkak i menaxhimit jo të mirë të obligimeve nga ana e komunës, ku përveç që nuk kishte mundësi buxhetore të shlyente borxhet e vjetra, komuna vazhdonte të futjet edhe më thellë në obligime duke nënshkruar kontrata përtej mundësive të përcaktuara buxhetore. Po ashtu, si rezultat i vonesave në pagesa në mungesë të buxhetit, gjatë shlyerjes së borxheve të vitit paraprak, në një rast komuna kishte paguar vlerën 9,200€ dy herë për faturën e njëjtë.
Gjithashtu obligimin ndaj të punësuarve në fund të vitit 2019 në vlerë 11,873€, komuna nuk e kishte prezantuar në PFV.
13.Mos përfshirja e të punësuarve në listat e pagave – janë indentifikuar raste të mos përfshirjes e të punësuarve në listat e pagave dhe mos pagesa e të rekrutuarve nga ana e komunës.
14.Menaxhim jo efikas i llogarive të arkëtueshme – Komuna, nuk ka të vendosur procedura të brendshme për raportim dhe regjistrimin e llogarive të arkëtueshme, si dhe aplikimin e procedurave për arkëtim.Për më tutje, mos realizimi i të hyrave të planifikuara, rritë rrezikun e dështimit të projekteve të planifikuara nga burimet vetanake.
15.Shpalosje jo e saktë e vlerës së llogarive të arkëtueshme në PFV
16.Ndarje jo e duhur e detyrave
17.Menaxhim jo adekuat i pronave komunale të dhëna me qira
18.Parregullsi në menaxhimin e kontratave me mësimdhënës
19.Mos raportim i planit vjetor të financimit të OJQ-ve dhe monitorim jo i mirë i dhënies së subvencioneve
20.Mos themelimi i komitetit të auditimit– kjo mund të ndikoj në pamundësinë e ofrimit të sigurisë të punës dhe pamundesinë që të sigurojë që rekomandimet e auditimit janë trajtuar dhe zbatuar nga menaxhmenti.
Dobësitë e shumta mbesin veçanërisht tek: Procesi i llogaridhënies, menaxhimit të rrezikut dhe raportimit menaxherial, me theks të veçante në fushën e prokurimit, ku nuk ka një analizë të mirëfilltë në planifikimin dhe në realizimin e kontratave. Dobësi evidente janë vërejtur edhe në fusha tjera të rëndësishme financiare, përfshirë të hyrat, shpenzimet, obligimet, të arkëtueshmet si dhe pasuritë jo financiare.
Gjithashtu në raport eshte shkruar se përgjigja ndaj rekomandimeve te vitit paraprak nuk është trajtuar seriozisht në nivelin e kërkuar. Prej 16 rekomandimeve, katër ishin zbatuar, dy rekomandime janë konsideruar të mbyllura, ndërsa 10 rekomandime nuk ishin zbatuar ende.
Të gjitha këto veprime, të prezentuara në raport dëshmojnë për shkelje të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi. Kjo dëshmon për veprat penalë që janë bërë nga kryetari i komunës. Këto veprime do të duhej që kryetarin aktual ta gjenin duke u ballafaquar me drejtësinë në bankën e të akuzuarve.
Në mënyrë që të sigurohet respektimi i shtetit ligjorë, reputacioni i institucionit të komunës të ruhet, ju bëje thirrje prokurorisë së vendit, depertamentit të krimeve ekonomike në policinë e Kosovës, Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit që të ndërmarrin veprimet e nevojshme, pasi që tash më ekziston arsyja ligjore duke ju referuar këtij raporti që te jete subjekt trajtimi per hetuesin”, thuhet në raoport/EO/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...