MSh-ja ndalon testimet për rastet e kontaktit, Bekim Haxhiu e cilëson të palogjikshme: Nuk ka lidhje me parandalim

13:36 | 22 Qershor 2020
Arbresh Info

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka dalë me një strategji të re të testimit për COVID-19.

Sipas kësaj strategjie, që nga tani do të testohen vetëm pacientët e hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe ata që kanë simptoma të rënda të koronavirusit.

Ky vendim është marrë pasi që në dy javët e fundit numri i rasteve me COVID-19 është rritur dukshëm dhe kapacitetet laboratorike janë të kufizuara për testim të çdo kontakti eventual të rasteve të konfirmuara me COVID-19, shkruan arbresh.info.

Ndërkaq, Bekim Haxhiu nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19, në një përgjigje të dhënë për arbresh.info,  këtë vendim e ka cilësuar si të palogjikshme.

Sipas tij  ky vendim nuk ka logjikë ne aspektin e parandalimit të sëmundjes me virusin COVID-19

“Nuk kam Koment , nuk ka logjikë ne aspektin e parandalimit të sëmundjes me virusin COVID-19. Por ju këshillojë qe për këtë, kërkojeni arsyetimin e këtij vendimi ne IKSHPK ne aspektin e mbrojtjes se shëndetit”, ka thënë Haxhiu/arbresh.info/

LEXO EDHE;

Ministria e Shëndetësisë: Prej sot do të testohen vetëm rastet që kanë simptoma të rënda të virusit

 

Të ngjashme