Google ADS

Maqedonia e Veriut, 566 të izoluar brenda 24 orëve

10:51 | 22 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Në Maqedoninë e Veriut brenda 24 orëve të fundit janë izoluar 566 persona kurse 707 persona kanë shkelur masat.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 566 personave u është dhënë vendim për izolim, derisa 178 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim ku janë regjistruar dy shkelje të masës së izolimit-vetizolimit.

Nga MPB gjithashtu informojnë se 707 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës. /Alsat-M

Të ngjashme