Problemi më i madh i njerëzve në ditët e sotme kanë problem me stomak, pasi dietat e shpejta dhe ushqimi i pashëndetshëm shkaktojnë fryerje të stomakut.
Disa ushqime shkaktojnë fryerje të stomakut, sepse janë shumë të vështira për t’u tretur, transmeton portal arbresh.info
Këto janë ushqime dhe pije që përmbajnë lëndë ushqyese që nuk mund të treten në zorrët e vogla dhe përfundojnë në zorrën e madhe, ku zhvillohet procesi i fermentimit të shkaktuar nga bakteret. Ky proces rezulton në fryrje të stomakut.
Portal arbresh.info sjell për ju listën e plotë të ushqimeve që nuk duhet të konsumoni nëse doni barkë të sheshtë.
Produktetet e qumështit
Produktet e qumështit si djathi dhe qumështi mund të shkaktojnë dispepsi, veçanërisht nëse jeni intolerant ndaj laktozës ose mbindjeshmërues. Laktoza është një sheqer natyral që gjendet në produktet e qumështit, dhe ata që nuk e tolerojnë nuk kanë enzimat e nevojshme për ta prishur atë sheqer.
Lakra
Perimet që i përkasin familjes së lakrës përmbajnë vitamina C dhe fibra, prandaj edhe mund të shkaktojnë fryerje dhe gaz. Nëse nuk doni t’i hiqni dorë, mund t’i hani të pjekura ose të gatuara në avull.
Ushqimet me shumë kripë
Njerëzit sot zakonisht konsumojnë shumë kripë, dhe ushqimet e përpunuara, supat dhe salcat e gatshme, ashtu si shijshmet, duhet të shmangen. Përkatësisht, këto ushqime përmbajnë shumë kripë dhe mund të jenë një shkas për fryerjen e stomakut.
Alkool
Alkooli shkakton mbajtjen e ujit në trup, sikurse ushqimi i pasur me kripë. Pirja e alkoolit mund të jetë një shkak i fryrjes, por edhe kapsllëk.
Shalqini
Ky frut veror përmban fruktozë, një sheqer natyral që është i vështirë për tu përthithur nga trupi.
Drithëra
Drithërat si thekra dhe gruri përmbajnë një karbohidrate të ngurtë që shumë njerëz e kanë të vështirë të tretet. Sipas shumë gastroenterologëve, njerëzit shpesh mendojnë se gluteni irriton stomakun e tyre, dhe në fakt shkaku i problemit është fruktoza.
Molla
Një nga frutat që përmban fruktozë dhe dërgon drejt fryerjes së stomakut janë edhe mollat.
Kafja
Kafeja është një diuretik, por mund të irritojë stomakun e njerëzve më të ndjeshëm. Nëse jeni pjesë në këtë grup, shtimi i qumështit mund t’i përkeqësojë simptomat tuaja./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...