Sipas projeksioneve të para të Ipsos dhe Cesid në rezultatet e bazuara në 44.1 për qind të mostrës së përpunuar del se partia e presidentit aktual Aleksandar Vuçiq SNS ka fituar 63.4 për qind të votave në zgjedhjeve e sotme parlamentare në Serbi.
Njohësi i çështjeve politike, njëherit profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se Vuçiqi është fituesi absolut i të gjitha zgjedhjeve në Serbi.
Ai ndër të tjera thotë se me këtë fuqi politike të Vuçiqit dhe me këtë pozicion gjeopolitik të Serbisë, Kosova do ta ketë shumë të vështirë dialogun dhe krejt të pasigurt epilogun.
Ky është postimi i plotë i Krasniqit:
Aleksander Vuçiqi është fituesi absolut i të gjitha zgjedhjeve në Serbi (parlamentare, krahinore, lokale.) Ai faktikisht është vozhdi serb. (Nëse Pashiqit iu deshën shqiptarët e Xhemijetit për ta miratuar Kushtetutën e Vidovdanit, Vuçiqit nuk i duhen as serbët jashtë partisë së vet, për ta ndryshuar edhe Kushtetutën. Serbia nën regjimin e tij tashmë është rikthyer si partner i respektueshëm i BE-së dhe i SHBA-së.
Sikundër dihet, Serbia nën regjimin e tij, në të njëjtën kohë, është satelit i Rusisë dhe partner preferencial i Kinës. Me këtë fuqi politike të Vuçiqit dhe me këtë pozicion gjeopolitik të Serbisë, Kosova do ta ketë shumë të vështirë dialogun dhe krejt të pasigurtë epilogun. Vetëm po të bëheshin bashktë të gjithë akterët politikë brenda Kosovës dhe po të koordinoheshin brenda një kornize qartësisht atlantiste edhe me Shqipërinë e shqiptarët e Maqedonisë, do të mund të bëhej diçka më shumë.
Me këtë qeveri që ecën si me këmbë të drunjta, me moskomunikim e mosdurim iracional institutucional, me ndërskanca serike, gjasat tona në ballafaqimet e radhës me Serbinë janë të zymta. Pra, tema e vërtetë është kend e kanë tanët përballë, jo kush është bajraktari në mesin e tyre.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...