Google ADS

Zidane pas fitores së Real Madridit: Të jemi lider nuk do thotë asgjë, shpresoj që Ramos nuk ka pësuar lëndim serioz

00:37 | 22 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Zinedine Zidane është shprehur mjaftë i lumtur me fitoren e Real Madridit 2-1 ndaj Real Soecidadit në kuadër të javës së 30-të në La Liga.

Los Blancos fituan tri pikë të arta, duke marrë kreun e tabelës me 65 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në të dytin.

Trajneri francez deklaroi se lojtarët e tij luftuan deri në fund dhe merituan të merrnin fitoren ndaj një kundërshtari mjaftë të vështirë.

“Kemi arritur një fitore në një fushë mjaftë të vështirë, Ne kemi qenë efektiv në fund edhe pse përdorëm të gjithë forcën tonë për të arritur deri aty”, ka thënë Zidane pas ndeshjes.

“Të jemi lider nuk ndryshon asgjë, pasi duhet të qëndrojmë të tillë deri në fund”.

“Sergio Ramos kishte shumë dhimbje, por shpresojmë që të jetë vetëm një goditje e lehtë”, ka shtuar më tej francezi.

Real Madridi do të ketë edhe tetë ndeshje deri në fund, ndërsa shfrytëzoi për mrekulli barazimin pa gola të Barcelonës me Sevillën. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme