Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar shqiptarët e Kosovës Lindore për fitoren e 4 deputetëve në zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se çdo herë kur janë bashkuar shqiptarët, kanë arritur fitore.
Postimi i tij i plotë:
E kaluara e lavdishme e popullit shqiptar, ka treguar se sa herë janë bashkuar shqiptarët, kanë triumfuar.
Kështu është edhe rasti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Rezultatet zgjedhore në Serbi, tregojnë për një fitore të rëndësishme politike, për motrat dhe vëllezërit tanë matanë kufirit.
Uroj që ky bashkim i spektrit politik shqiptar, t’i sjell të mira popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës.
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...